I kërkuari nga Interpoli, Sedat Peker: Kam qenë në shtëpi te Zoran Zaev

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.05.2021, 00:16

Biznesmeni turk të cilin e kërkon Interpoli, Sedat Peker publikoi video ku pohon se është takuar me kryeministrin Zoran Zaev. Nga Kabineti i kryeministrit përgënjeshtrojnë. Peker për të cilin VMRO DPMNE publikoi se ka marrë pasaportë të Maqedonisë me emrin Xhadin Ademovski, në videon e njëjtë zbulon se njihet me të gjithë liderët partiak. Peker e komentoi dëbimin e tij nga vendi kurse shkak për këtë, thotë se është leja e skaduar e qëndrimit.

Unë, Sedat Pekeri, e njoh kryeministrin e Maqedonisë, kam qenë në shtëpi te ai. I njoh të gjithë liderët e partive – tha Sedat Peker.

Ndërkohë nga Qeveria e Maqedonisë e mohojnë të ketë pasur takim të tillë. Alsat thotë se në qeveri kanë thënë se Zaev në cilësinë e kryeministrit, zyrtarisht nuk është takuar me Peker.

Kryetari i Qeverisë nuk ka pasur takim me personin për të cilin jeni duke pyetur – njoftojnë nga Qeveria.

Emri i Sedat Pekerit në opinion doli së bashku me aferën me pasaportat e falsifikuara. Kundër Pekerit, i cili në Turqi konsiderohet si kryesues i një grupi kriminel, ka procedura penale, shkruan Alsat. Në shtëpinë e tij në Stamboll para një muaji, policia kishte kryer bastisje.

Dhe derisa Interpoli e kërkon Pekerin për lidhje me kriminelë ndërkombëtarë, në vendin tonë të martën vazhdon gjykimi për pjesëtarët e sektorit të pasaportave pranë Ministrisë së Brendshme, që kanë lëshuar 214 pasaporta të falsifikuara. Pjesa më e madhe e grupit tashmë ka pranuar fajin për dhënien e dokumenteve të rrejshme për kriminel të rajonit. Për shkak të pranimit të veprës, të akuzuarit do të vuajnë dënime me burg më pak se tre vjet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit