35 fëmijë nga çerdhja e Kumanovës të sëmurë, dyshohet se janë helmuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.05.2021, 21:43

35 fëmijë nga mosha 2 deri në 4 vjeç me simptoma të njëjta këtë fundjavë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Kumanovës. Fëmijët janë nga tre objekte të çerdhes “Angell Shajçe”. Pediatri Agron Sulejmani për TV21 tha se pacientët e vegjël janë në gjendje stabile, janë paraqitur në spital me të vjella, barkqitje dhe temperaturë të lartë. Pesë nga fëmijët janë duke u trajtuar në kushte spitalore, të tjerët janë në mjekim shtëpiak.

Dyshohet që fëmijët janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në kopsht, e për këtë arsye është mbyllur kuzhina e cila përgatitë ushqim për këto tre objekte të Kopshtit, ndërkaq puna në kopshte po vazhdon me fëmijët e tjerë.

“Të premten përpara fundjavës te dy fëmijë përpara drekës janë paraqitur simptoma, si ngritje e temperaturës dhe vjellje kështu që i kemi thirrur prindërit dhe këta fëmijë janë marrë nga kopshti. Unë nuk e kam ditur çfarë ka ndodhur gjatë fundjavës, askush nuk më ka informuar, as nga spitali, se deri të premten në mbrëmje ishin paraqitur rreth 30 fëmijë. Ne që në orët e mëngjesit thamë që mos të përgatitet ushqim aty, gjithsesi inspektorati e mbylli atë kuzhinë. Fëmijët mund të vijnë, ushqimi do të përgatitet në kuzhinë tjetër”, tha Marina Aleksovska, drejtoreshë e çerdhes “Angell Shajçe”.

Prej mëngjesit, në çerdhe janë inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor dhe nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe një epidemiolog nga Qendra për Shëndet Publik-Kumanovë. Drejtori i kësaj qendre Arif Latifi tha se deri nesër mund të ketë rezultat nga strishot e marra dhe të mësohet arsyeja e vërtetë e ngjarjes.

“Ekipet tona mjekësore kanë dalë në terren, i kanë vizituar çerdhet dhe kanë marrë strisho nga sipërfaqet e hapësirave dhe monstra të ushqimit, jemi duke bërë analizta e nevojshme. Mendojmë se deri nesër pasdite, eventualisht pasnesër dalin rezultatet dhe do ta dijmë saktë se prej nga vjen ky helmim i fëmijëve”, tha Arif Latifi.

Çerdhja “Angell Shajçe” numëron tetë objekte dhe aktualisht me protokollet e reja ka 796 fëmijë. Doktori Agron Sulejmani poashtu theksoi se në Spitalin e Kumanovës në repartin e Pediatrisë janë paraqitur sot edhe 40 fëmijë të tjerë jashtë çerdhes, me të njëjtat simptoma.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit