A do ta pengojë Rusia Maqedoninë në rrugën e integrimit?!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.05.2021, 18:12

Rusia ende shfrytëzon mënyra të ndryshme për ta ushtruar ndikimin e saj dhe për ta larguar vendin nga vlerat evropiane. Ekspertët alarmojnë vendin që si anëtar i NATO-s të jetë vigjilent dhe i kujdesshëm, për shkak të informacioneve jashtëzakonisht të ndjeshme të Aleancës me të cilat punon.

“Parashtroj dilemën: nëse Ambasada ruse në Shkup shpesh i jep vetes të drejtë t’i shkel standardet themelore të sjelljes diplomatike dhe t’i përdor rrjetet sociale, duke shpërndarë këngë maqedonase dhe tregime popullore, duke u treguar patriot i madh dhe përfaqësues i historisë maqedonase. Ndërsa përkundër kësaj ka një tendencë në të cilën përmes kërcënimeve hibride asimetrike, lajmeve të rreme, përdorim të OJQ-ve, grupimeve politike dhe strukturave tjera në vend t’i minojë vlerat euro-atlantike”, tha Marjan Gjurovski, profesor, raporton zhurnal.mk.

“Rusia për të rritur ndikimin e saj shfrytëzon linja kulturore, shpirtërore por edhe religjioze. Ky ndikim nëse kryqëzohet me ndikimin e shërbimeve dhe ndikimit nëpërmjet rrjeteve sociale, mediave dhe lajmeve të rreme mendoj se prodhon rezultate që nuk janë në përputhje me koston të cilën e paguan Rusia. Për arsye se kemi një BE që deri më tani ka investuar në Maqedoninë e Veriut diku 1,5 miliard euro investime direkte, në të njëjtën periudhë Rusia ka investuar këtu vetëm 50 milion”, pohoi Xhelal Neziri, gazetar.

Prodekani i Fakultetit të Sigurisë, Marjan Gjurovski këmbëngulë se pozicioni i vendit duhet të jetë i qartë si në raport me Ukrainën ashtu edhe me ngjarjet në Moskë.

“Sistemi i sigurisë duhet të zgjohet por edhe diplomacia duhet të gjejë mënyra më të ashpra t’i përgjigjet hovit të madh që e ka Ambasada ruse përmes rrjeteve sociale dhe mekanizmave të tjera. Në të kundërtën, ndodh manipulimi i opinionit përmes lajmeve të rreme, përhapje të pasigurisë tek popullata dhe destabilizim të situatës politike, pasi dyshohet se një pjesë të krizave që i kishim në të kaluarën janë nxitur, jo nga zyrtarë të Rusisë në Shkup por sigurisht ka struktura që janë prezente këtu, në Sofje, në Beograd, në rajon. Nuk mund të ketë spiunë rus që tollovisin në shtetet tjera, vetëm tek ne t’i shohim anash”, theksoi Marjan Gjurovski, profesor.

Gazetari, Xhelal Neziri alarmon se Rusia ka ofertë të rrezikshme për vendin.

“Kemi një përpjekje që Rusia të jetësojë një projekt që ka nisur para një kohe të gjatë, Unionin Euroazitatik, me të cilin normalisht tenton që të josh vendet e rajonit që të kyçen në atë union si alternativë e BE-së”, tha Xhelal Neziri, gazetar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit