Presidenca: Qëndrimet për ngjarjet e 27 prillit nuk varen nga takimi me Mickovskin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.05.2021, 20:19

Sapo i “shkriu” raportet, lideri i opozitës Hristijan Mickoski akuzoi Presidentin Stevo Pendarovski për dyfytyrësi, sepse në takimin e djeshëm, në të cilin është diskutuar edhe për rastin e “27 Prilli”, kreu i shtetit një gjë ka folë brenda, dhe tjetër para publikut. Mickoski pretendon se Pendarovski është nën presion nga media të afërta me LSDM-në dhe Zoran Zaevin.

E kuptoj, normalisht nuk mund ta justifikoj, sepse në thelb quhet hipokrizi, të kesh një fytyrë në takim, dhe të kesh një tjetër para kamerave. Por, në rregull. Është e rëndësishme se edhe një Pendarovski i tillë i shtypur, doli jashtë me qëndrimin, që nëse kemi dëshmi të reja, ky rast si edhe shumë raste të tjera në të kaluarën duhet të fillojnë nga fillimi, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, reagojnë se qëndrimet e shefit të shtetit për ngjarjet e 27 prillit janë shumë të qarta, dhe ato nuk varen nga takimi me Mickovskin.

Fakti se pas takimit të djeshëm nuk kishte deklaratë të përbashkët, e as konferencë për shtyp të përbashkët, qartë tregon se secili nga bashkëbiseduesit pas takimit, i tregonte vetëm qëndrimet e veta dhe vlerësimet për ato ngjarje. Ndryshe presidenti Pendarovski, asnjëherë në publik nuk komenton detaje dhe kërkesa nga bashkëbiseduesit e tij, sidomos ato që janë jashtë temës të paralajmëruar për bisedë, ashtu që atë nuk do ta bëjë as këtë herë“, thonë nga Kabineti i presidentit Pendarovski.

Pas takimit me Mickoskin dje, Pendarovski tha se ata folën shkurtimisht për të enjten e përgjakshme, dhe se ai vetëm e citoi mundësinë ligjore për një këshillë të jashtëzakonshme juridike, që është në dispozicion të palës mbrojtëse. Ai beson se retorika politike jashtëzakonisht kontradiktore në lidhje me ngjarjen nuk çon në pajtimin nacional dhe civil.

Prokurorja Vilma Ruskovska në paraqitjen e djeshme në emisionin “360 gradë” tha se dy elementë kryesorë të veprës penale janë- qëllimi për të rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë, si dhe me aktin e dhunës është krijuar ndjenjë e pasigurisë dhe frikë tek qytetarët. Ajo u tha Mickoskit dhe Pendarovskit të përmbahen nga deklaratat fatkeqe sepse po ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë politik mbi gjykatat.

Të gjithë avokatët mbrojtës të të dënuarve tashmë kanë njoftuar dorëzimin e këshillave juridike të jashtëzakonshme në Gjykatën Supreme. Tani, më lejoni t’ju bëj një pyetje, nëse Gjykata Supreme e trajton çështjen në mënyrën më profesionale, dhe gjen se vendimi duhet të rrëzohet, çfarë do të mendoni ju, si qytetar?”, pohoi Villma Ruskovska, shefe e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Katër vjet pas ndërhyrjes në Parlament, me aktvendime për 16 persona me gjithsej 188 vjet burg, por edhe amnisti, po renditen deklaratat politike si për rastin ashtu edhe për aktvendimet. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjithashtu tha se ai mbështet një rigjykim për 27 Prillin, sepse në Parlament kishte dhunë, por jo akte terroriste.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit