Sapo është mbyllur ndeshja mes Tiranës dhe Kastriotit, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja u luajt në stadiumin "Selman Stermasi" ku kryeqytetasit fituan me rezultatin 1-0 me gol nga Erion Hoxhallarit në minutën e 78′. Por në këtë moment ndodhi dhe një skenë dhune, të cilat kanë vazhduar të shtohen çdo ditë e më shumë në futbollin shqiptar. Për këtë gol skuadra e Kastriotit nuk ishin dakord pasi fillimisht pretenduan për faull në atë kontakt mes lojtarit të Tiranës dhe atij të Kastriotit.
Presidenti i klubit krutan, Alban Vogli së bashku me stafin hynë në fushën e lojës duke i kërkuar lojtarëve të largohen nga fusha. E sikur të mos mjaftonte kjo presidenti i klubit vendas, Alban Vogli shpërtheu duke goditur me grushta dhe shkelma kundërshtarin. Ishte policia ajo që ndërhyri për të normalizuar situatën dhe riktheu lojtarët në fushë.