Neymar ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Paris Saint-Germain që e lidh atë me klubin parisien deri në vitin 2025. Rinovimi vjen në një moment kritik për PSG dhe është një nxitje kryesore për imazhin dhe ambiciet e tyre. Në katër vjet me PSG, sulmuesi brazilian ka fituar 10 trofe dhe ka luajtur një finale të Ligës së Kampionëve, finalen e vitit 2020, të cilën e humbën ndaj Bayern në Lisbonë. Por Neymar në këto katër vjet me parisienët ka shënuar 85 gola në 112 ndeshje të luajtura. Ai do të përfitojë 30 milionë euro çdo sezon, plus bonuse të tjera shtesë që vijnë në bazë të arritjeve të tij.
Tani duket se nëse Lionel Messi dëshiron një ribashkim me mikun e tij të vjetër, atëherë do të duhet të jetë në Paris, jo në Barcelonë.
🤙❤️💙#NeymarJr2025 pic.twitter.com/nNKvR52c4O
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 8, 2021