Skandal në Shëndetësi! Drejtori i Traumës i kursen shqiptarëve 90 mijë lekë, 600 Milionë ia jep oligarkëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.05.2021, 15:43

Duket se vazhdon “tradita” e drejtorëve të institucioneve shtetërore, që të shpërdorojnë paratë e Buxhetit të Shtetit. Megjithëse Arben Zenelaj, drejtori i Spitalit të Traumës nuk është i vetmi, në nëj tender të fundit të institucionit që drejton, është shpallur fitues operatori ekonomik që ka dhënë ofertën më të lartë me pothuajse 100% të fondit limit.

Pas riskonstruksionit të “Maternitetit Gelardinë”, që u hodh ën tokë për 4.6 Miliardë Lekë, tashmë i ka ardhur radha Spitalit të Traumës në një tender me objekt: "Projekt preventiv për Rikonstruksionin e Godinës së Korpusit Qendror dhe sistemime të ambienteve të jashtme të SUT" me vlerë 536 Milionë e 92 Mijë Lekë pa Tvsh. “Fondet janë vënë në dispozicion të AK për dy vite buxhetore ku 25% do të paguhen brenda buxhetit të vitit 2021 dhe 75% do të paguhen në vitin buxhetor 2022.”-citohet në procedurën e prokurimit.

Në garë për të fituar tenderin e majmë kanë marrë pjesë 8 kompani:

  1. Civil Cons sh.p.k & C.E.C GROUP sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 53,600,000 Lekë
  2. ATELIER 4 Sh.p.k & INFRAKONSULT Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 0 Lekë
  3. Engineering Consulting Group Sh.p.k & HMK-Consulting Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 0 Lekë
  4. GJEOKONSULT & CO Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 51,350,000 Lekë
  5. INSTITUTI DEKLIADA – ALB Sh.p.k & ARENA MK Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 52,900,000 Lekë
  6. NET-GROUP Sh.p.k me Vlerë Ekonomike: 0 Lekë
  7. ILLYRIAN CONSULTING ENGINEERS Sh.p.k: Skualifikuar

Në fazën e dytë janë skualifikuar operatorët ekonomikë që kanë ofruar ofertë ekonomike me vlerë 0, por megjithatë fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Civil Cons sh.p.k & C.E.C GROUP sh.p.k” që kanë ofruar vlerën më të lartë ekonomike me një diferencë prej 92 Mijë Lekësh të vjetra, kur dy operatorë të tjerë ”GJEOKONSULT & CO Sh.p.k” dhe “INSTITUTI DEKLIADA – ALB Sh.p.k & ARENA MK Sh.p.k” kanë ofruar disa milionë më pak.

Duket se Zenelaj nuk e ka patur parasysh parimin primar të prokurimeve publike, atë të minimizimit të kostove për shpërdorimin e parave publike, kur ka nxjerrë fitues kompaninë që ka dhënë ofertën më të lartë ekonomike me 643 Milionë Lekë me Tvsh.

Rikujtojmë se pak kohë më parë u shënua një tjetër skandal përsa i përket prokurimeve publike në Shëndetësisë, ku i ashtuquajturi “rikonstruksioni” i Maternitetit Geraldinë iu kushtoi shqiptarëve 4.6 Milionë, dhe rrënoi trashëgiminë kulturore duke hedhur në tokë të gjithë godinën që supozohet të rikonstruktohej.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit