Bojkotimi i mësimit, prindërit takim në Ministrinë e Arsimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2021, 09:21

Grupi i prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” doli i ofenduar nga takimi i realizuar në Ministrinë e Arsimit. Ata nuk u pritën nga ministrja e Arsimit, Milla Carovska por përfaqësues të tjerë të ministrisë, që sipas prindërve nuk ishin adekuat për këtë takim.

“Kemi pritur se ajo do të jetë e prekur nga nevojat e qytetarëve, por ajo me këtë veprim na ofendoi. Doli që takimet lokale të punës kanë më shumë rëndësi se ne dhe gjithë prindërit- deklaroi Gordana Spasovska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Grupi i prindërve, para përfaqësuesve të arsimit prezantoi kërkesat që duhet miratuar. Ato janë: librat klasik patjetër të mbeten në përdorim, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm.Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një. Të argumentohet shkurtimi i fondit të orëve në lëndë të caktuara. Të krijohen kushte të duhura për fëmijët handikap dhe me pengesa. Të krijohen protokolle për realizim të mësimit me prezencë fizike, si dhe të përfshihen përfaqësues të grupit dhe sektorit qytetar në grupin e punës për ndryshime në ligj. Nëse deri në fillim të javës që vjen nuk shqyrtohen këto kërkesa, grupi i prindërve paralajmëron protesta.

“Kërkojmë të ndërpritet ky propozim ligj, të hapet debat publik për të njejtin dhe ne të jemi të involvuar në reformat e njejta të cilat qartë janë të vendosur në tryezë dhe janë mëse të nevojshme. Nëse nga e hëna nuk na dëgjojnë dhe nuk u përgjigjen kërkesave tona, do të fillojmë me protesta dhe më pas në iniciativë qytetare për ndërprerje të këtij ligji”- pohoi Gordana Spasovska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Për dallim nga grupi i prindërve, nga Ministria e Arsimit thanë se ndryshimet në arsimin fillor do të ndodhin. Sepse, sipas MASH-it, nuk është një vendim i vetë-iniciuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por është rezultat i një analize gjithëpërfshirëse dhe kërkesë e mësuesve. Gjithashtu, nga MASH thanë se si për të gjitha proceset e tjera të reformës dhe Ligjin për Tekstet shkollore, janë konsultuar dhe dëgjuar mendimet e të gjitha palëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit