Drejtori i Spitalit të Korçës i jep 85 Milionë Lekë për qumësht lope një biznesmeni

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.05.2021, 20:04

Nëse deri më sot kemi parë procedura prokurimesh publike me objekte nga më të ndryshmet e të çuditshmet, e ka thënë mirë një ish-ministër i PS shprehjen virale: S’keni parë gjë akoma! Me një hulumtim të thjeshtë, mbi një tender që realisht bie në sy ndër të tjerët, për faktin se nuk ka asnjë informacion nisur nga data e njoftimit të tenderit e deri tek kohëzgjatja e kontratës. Për çudi, kjo kontratë nuk mundësohet as në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Bëhet fjalë për një tender të hapur nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë që drejtohet nga Litjan Broka, me objekt: Blerje bulmet dhe nënprodukte të tij, Spitali Korçë. Fitues i këtij tenderi është shpallur subjekti fizik Ferat Balili. Tenderi është shpallur me FLAMUR TË KUQ për “Mungesë Konkurrence”. Përsa i përket këtij subjekti, vlera e përfituar në fushën e Shëndetësisë është mbi 85 Milionë Lekë pa Tvsh që nga viti 2018 e deri më tani për 14 tendera të përfituar vetëm nga ky institucion, Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë dhe për tendera me objekt: Blerje qumështi të freskët lope dhe bulmet.

Duket se Balili paska një person favorit në fushën e djathit e gjalpit, aq sa ka furnizuar me para publike një person të vetëm për vite me radhë, kushedi me çfarë lidhjesh. Duke marrë parasysh shërbimin e ushqimit, sa shanse ka që 85 milionë lekë qumësht e djathë të kenë ngopur pacientët e shtruar në atë çfarë me plot kuptimin e fjalës merr fjalën mjerim, SPITALET e vendit tonë?!


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit