Elseid Hysaj mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve. Anësori kuqezi përfaqëson një okazion të vërtetë në këtë merkato vere pasi largohet nga Napoli me parametra zero, ndërsa kjo gjë ka bërë që shumë klube të mëdha të interesohen për yllin shqiptar. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat e huaja, që duke analizuar problemet e klubit Reqal Madrid në krahun e djathtë, e shohin mëse të mundshëm transferimin e mbrojtësit kuqezi në “Bernabeu”. Kujtojmë se 27-vjeçari po kalon muajt e fundit të kontratës së tij në Stadio Diego Armando Maradona dhe thuhet se ka refuzuar ofertat e Napolit për zgjatjen e kontratës.
Burimi: sportmob.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA