Gazeta franceze: Në Shqipëri krimi i organizuar dhe korrupsioni po përfitojnë nga reforma në drejtësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2021, 11:34

Reforma në drejtësi dhe veprimtaria kriminale e cila vijon të rritet çdo ditë e më shumë janë pjesë e një artikulli nga prestigjiozja franceze ‘Le Figaro’. Në këtë artikull të shkruar nga Thierry Portes, i cili është reporter i gazetës prestigjoze vëmendje e veçantë i kushtohet asaj që nga diplomatët përcaktohet si ‘reforma e reformave’.

Ndërkohë që popullata është e zemëruar nga ngadalësia e procedurave dhe shfaq padurim për të parë më në fund goditjen ndaj banditëve të famshëm, krimi i organizuar dhe rrjetet e korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohej se do t'i ndëshkonte.

Më tej në artikull përmenden edhe mosarritjet e SPAK, e cila vijon të zvarrisë punën për shkak të vonesave të shkaktuara nga mungesa e personelit dhe shtyrjen e dosjeve duke përmendur edhe faktin se gjyqtarët nuk pranuan të prononcoheshin.

Eshtë e vërtetë që SPAK do të diskreditohej përfundimisht nëse një prej të goditurve të tij të parë nuk do të qe një pjestar i elitës politike, në mënyrë që popullatës t’i rikthehej besimi te drejtësia.

Por shkrimtari francez nuk harron të përmend edhe faktin se ndërtesat e shumta në Tiranë po përdoren për pastrimin e parave të krimit dhe të korrupsionit.

Dhe për sa kohë që të përzgjedhurit e rinj të reformës nuk do të vendosin ligjin dhe drejtësinë, rrokaqiejt që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit do të vazhdojnë të ngrihen në qiellin e Tiranës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit