JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E goditën me sqepar në kokë/ Detaje nga grabitja e kambistit në Tiranë: Autorët u larguan nëpër rrugica
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/05/2021 10:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në "Rrugën e Kavajës" në Tiranë. Policia ka njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash kambistit 55-vjeçar Qani Zili. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy autorët e kanë goditur me sqepar në kokë dhe më pas i kanë marrë shumën prej 30 milion lekësh të vjetra, kambistit i cili po i transportonte në një pikë valute. Dy autorët kanë qenë duke lëvizur me motor në momentin që kanë grabitur kambistin dhe më pas janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe janë futur nëpër rrugicat e qytetit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e dy autorëve.