Teksa Parlamenti është duke zhvilluar seancën e parë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ky i fundit ndodhet bashkë me Edi Ramën, në portin e Durrësit. Stërvitja "Defender Europe 21" ka bërë bashkë Presidentin dhe Kryeministrin, të cilët kohët e fundit kanë pasur jo pak përplasje në distancë. Shihet se Rama është ulur në krah të Ambasadores Yuri Kim, ndërsa Meta pranë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Që të dy kanë mbajtur fjalim para forcave ushtarake që priten të nisin stërvitjen.
Nuk dihet nëse pas këtij takimi, Rama dhe Ruçi do të paraqiten në Kuvend për të diskutuar proceduarat e shkarkimit të Ilir Metës.