JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Grabitet kambisti te “Rruga e Kavajës”/ Autorët e rrahin dhe i marrin paratë e pikës së valutës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/05/2021 10:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grabitje më dhunë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia ka njoftuar se rreth orës 09:05 në rrugën e “Kavajës” 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute. Dy grabitësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak; Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute. Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.