Është ndarë papritur nga jeta, shefi i komisariatit në Lushnje, Adrian Matani. Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe kolegë të Matanit, të cilët kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale. Mësohet se Matani ishte vetëm 45 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë.
Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit dhe sëfundmi ishte shef i komisariatit të Lushnjes.