Policia turke ka shpërndarë një grup anëtarësh të fondacionit Islam, të cilët ishin duke u lutur në një xhami në provincën juglindore të Gaziantep. Sipas mediave të huaja, anëtarët e Fondacionit Furkan i cili është kritik ndaj Partisë në Drejtësi dhe Zhvillim, po luteshin në xhami kur mbërriti policia dhe i shpërndau duke përdorur gaz lotsjellës. Ndërkohë, fondacioni tha se ata ishin duke respektuar masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre dhe duke ruajtur distancën. Vlen të thuhet se fondacioni Furkan ka qenë nën presionin e qeverisë për vite, për shkak të deklaratave kritike.
Burimi: www.duvarenglish.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA
Bu sabah Gaziantep Emniyeti cami içinde itikaf ibadetinde olan kardeşlerimize biber gazıyla müdahale etti!
— Furkan Vakfı (@furkanvakfi) May 3, 2021
İtikafaPolis Müdahalesi#İbadetimeDokunma #Pazartesi pic.twitter.com/q2bxPfCP4p