JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjoba 100 mijë paund e djalit të biznesmenit që iku nga shtëpia e hashashit/ I ati: Nuk paguaj, ha plumbin në gjoks
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03/05/2021 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas gjobëvënies prej 100 mijë paund të një biznesmeni nga një grup që pretendon se i është shkaktuar dëm financiar, për shkak se djali i tij braktisi shtëpinë e hashashit në Britaninë e Madhe, autoritetet në Shqipëri po vijojnë hetimet. Ben Pjetri, biznesmeni shqiptar me pasaportë australiane vendosi të tregojë të vërtetën e tij gjatë një interviste për TCH.

Intervista:

Anila Hoxha: Si ra djali yt në kontakt me këta persona? Ben Pjetri: Djali më tha bab unë jam duke la disa makina, tu punu. Duke la makina me këta, këta i kanë thënë ti qenke djal miliarderi, se ai shkon i difton të tëra, jam djal i Benit asht krenar për mu. Dhe ata i kanë thënë, ti s’qenke për këtë punë, qenke djal i llastum hajde bëj këtë punën tjetër. Ka shkuar, ka pranu. Po e bëj sa lekë marr, i kanë thënë merr kaq lekë pas 3 muajsh mëson vetë e jeton rehat. Se unë i thashë jo bab hajde në shpi të lutem, mos e bëj këtë punë se kapesh. Leri këto histori që të kanë thënë bukuritë ata. Po 2-3 ditë ma bëri kështu, aty s’kishte shtrat.

Ata s’donin me i dhënë bukë i thoshin, i thoshin ke 300 paund në muaj dhe ti mos me u pa me ne. S’kë të drejtë me hap derën para, s’ke të drejtë me hap derën mbarë. Kushte jo njerëzore. Mirë që ka qenë duke punuar ilegalisht, po e kishin intimidu, mos guxo me dalë se të vrasim mos guxo. Trajtim çnjerëzor. I thashë bab ec edhe pranoi iku. Atëherë më ka plas telefoni, 3-4 ditë që ka ik djali që unë e dija.

Mbas largimit të 20 vjeçarit nga shtëpia e hashashit, i ati u gjobit dhe më pas disa persona që u nënkontraktuan nga motra e trafikantëve në Angli shkuan në biznesin e tij në Vorë.

Anila Hoxha: Kush ju kërcënoi?

Ben Pjetri: Me më ardh mu e më dhën urdhër Almir picirruk!! Je picirruk me 7 vëllezër, ti më jep urdhra mua!!! Unë shkoj te shteti, unë s’vij në urdhrat e tua, unë jam rrit në Australi Picirruk okej? Ti je Picirruk me tërë kriminelat ca ke ti në Kukës e në Has. Vijnë me dashje se mendojnë që jam biznesmen, i majshin në Shqipëri biznesmenet që qenkan frikacakë. Unë nuk paguaj, unë nuk jam frikacak! unë ha plumbin në gjoks. Se s’ka shtet, i njof unë këta trima. Kam ik prej Shqipnisë 13 vjeç. Jam arratis kam lënë Enver Hoxhën, jam djalë trim unë nuk paguaj, jetën ma hekni, lekë nuk paguaj. Merreni vesh të tënë, krejt ca jeni kriminela, tanë që veni gjoba asnjë qindarkë! asnjë qindarkë, jetën po! Nuk ruhem për nder të familjes më vrisni kur të doni! Sipas dosjes së Top Channel rezulton se motra e trafikantëve pranon që vëllezërit e saj kishin shtëpi hashashi në Britani dhe se djali i biznesmenit shqiptar ju kishte bërë atyre dëm duke tentuar që t’i vidhte. Por ky qëndrim hidhet poshtë nga Pjetri.

Ben Pjetri: Janë gjobëvënës, ku është fuc*ing policia me më vënë gjobë mu, jo or ti unë e ha plumbi në gjoks! Burime për TCH bëjnë me dije se gruaja e marrë në pyetje me iniciale M.C. pranon skemën dhe që kontaktoi tre shqiptarë në Tiranë për të kanosur 47-vjeçarin, por të tre ata nuk janë arrestuar ende.