“Ne jemi të gjithë njësoj”/ Kisha katolike shtron iftar për besimtarët myslimanë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.05.2021, 19:34

Me kufizimet e COVID-19 që ndalojnë popullatën islamike të Barcelonës që të festojë Ramazanin në vendet e zakonshme të brendshme, një kishë katolike ka ofruar ambientet e saj të hapura që muslimanët të hanë dhe të luten së bashku. Çdo mbrëmje rreth 50 dhe 60 myslimanë, shumë prej tyre të pastrehë, shkojnë në kishën shekullore Santa Anna, ku vullnetarët ofrojnë një vakt të bollshëm të ushqimit të gatuar në shtëpi.

"Ne jemi të gjithë njësoj ... Nëse ju jeni katolik ose i një feje tjetër dhe unë jam mysliman, kjo është në rregull," tha Hafid Oubrahim, një Maroken 27-vjeçar që merr pjesë në darka.

"Ne të gjithë jemi si vëllezër dhe duhet të ndihmojmë edhe njëri-tjetrin."

Faouzia Chati, presidente e Shoqatës Katalanase të Grave Marokene, dikur i organizonte darkat e iftarit në qytet, por kufizimet e pandemisë e detyruan atë të kërkonte për një vend tjetër alternativë. Chati gjeti mbështetje dhe një derë të hapur tek At Peio Sanchez, drejtues i Kishës, i cili e pranoi menjëherë propozimin. Chati tha:

Njerëzit janë shumë të lumtur që myslimanët mund të shkojnë për iftar në një kishë katolike, sepse fetë shërbejnë për të na bashkuar, jo për të na ndarë.

Burimi:Reuters. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit