JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Një vit pas vdekjes tragjike të Agon Musliut, i ati kërkon drejtësi: Politikanët tentuan të më mbyllin gojën
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03/05/2021 19:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vit më parë, pikërisht me 3 maj, i riu Agon Musliu nga Gjilani ka ndrruar jetë pasi kishte kërcyer nga ballkoni i konvikteve në Prishtinë ku ishte i karantinuar. Agoni kishte ardhur nga Gjermania dhe ishte dërguar në karantinë në Qendrën Studentore. Një vit më vonë babai i tij Naim Musliu me lot në sy ka deklaruar në një emision në Kanal10, se kërkon drejtësi për djalin e tij.

“Djali jem më përket mua si prind dhe nënës së tij, familjes Kosovës, nuk po kërkojmë diçka tjetër përveç se drejtësi. Kush e devijoi djalin tem prej aeroportit të shkojë. Nuk ishte Agoni për karantinë, dikush me dashje, me qëllime të këqija e drejtuan djalin tim drejt vdekjes”.Boll kam pritë se mos po zbardhet ky rast por siç po e shoh nuk do të ketë drejtësi për djalin tem në këtë vend. Derisa ta kam frymën e fundit do të jap maksimumin për zbardhjen e drejtësisë për djalin tem”, ka deklaruar Naim Musliu.

Ai ka akuzuar politikanët se kanë tentuar t’ia mbyllin gojën.

“Kanë tentu me ma mbyllë gojën, tash sa ka ndiku që të mos kem një përkrahje, unë kam pasë përkrahje, me përkrahjen e studentëve është bërë pllakata”, ka thënë Musliu.

Edhe më herët Naim Musliu pati deklaruar se djali i tij ka pasur probleme shëndetësore, duke fajësuar Qeverinë Kurti1 për këtë ngjarje tragjike.