Ronaldo largohet nga Juventusi?! Këto janë shenjat që tregojnë se ai nuk është më i lumtur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.04.2021, 16:44

Për Cristiano Ronaldo ka ardhur momenti të nisë një tjetër cikël në karrierën e tij. Mënyra e sjelljes së portugezit në dy golat që i dhanë fitoren Juventusit ndaj Parmës ishte një sinjal i qartë se CR7 nuk ndihet më i lumtur te bardhezinjtë dhe kërkon të ndryshojë ambient. Ronaldo nuk festoi duke qëndruar statik në golin e dytë të Alex Sandros dhe finalizimin e De Ligt si për të treguar se ka ardhur koha të hapë një faqe të re.

Ndërkohë, Gazzetta Dello Sport raporton se Ronaldo i ka kërkuar agjentit të tij historik Jorge Mendes të nisë kontaktet për t’i gjetur një sistemim të ri. Dëshira e yllit portugez është të rikthehet te Manchester United për të luajtur edhe për 2 apo 3 sezone në nivelet më të larta të futbollit anglez.

Mendes ka nisur të studiojë menjëherë terrenin nëse United i ka mundësitë financiare për të rikthyer në “gjirin e saj” Cristiano Ronaldon një ndër futbollistët më të mirë që ka patur ndonjëherë në historinë e saj. Siç duket CR7 e ka ndarë tashmë mendjen dhe do të lërë Juventusin në verë, një vit para përfundimit të kontratës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit