Alban Hoxha patronazhisti i tij, De Biasi: Pra edhe unë e paskam një spiun?!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.04.2021, 11:15

Skandali me patronazhistët çdo ditë e më shumë merr përmasa më të mëdha pasi qytetarët zbulojnë se kanë nga pas një "patronazhist" që di çdo lëvizje të tyre. Gjatë këtyre ditëve përveç raportimeve nga qytetarët se po u vidhen të dhënat dhe ndihen të spiunuar edhe shumë figura publike kanë rënë pre e "patronazhimit". Mes tyre është edhe ish-trajneri i Kombëtares tonë, italiani Gianni De Biasi i cili para pak kohësh u trondit nga lajmi i tërheqjes së pasaportave diplomatike. Gjatë një interviste për "PanoramaSport", De Biassi e kishte të vështirë ta kuptonte se çfarë do të thotë patronazhist por në fund doli vetë në konkluzionin se ky person që e ndjek dhe e raporton është një spiun. Ndërkohë patronazhisti i tij është Alban Hoxha, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për portierin e Kombëtares.

PS mban nën vëzhgim edhe Gianni De Biasi, zbuloh - Syri | Lajmi i fundit

Mister, a keni dëgjuar ndonjëherë për “patronazhistin”?

Ç’dreqin është ky?

Është një vullnetar që aderon në një parti dhe siguron të dhëna për qytetarë të ndryshëm, të cilët ai i ka në “patronazh” dhe informon se për kë votojnë, çfarë bindjesh kanë etj…

Edhe ç’lidhje kam unë me këtë?

Prej disa ditësh në Shqipëri është bërë publike lista e Partisë Socialiste për qindra mijëra qytetarë dhe aty figuron edhe emri juaj.

Po me mua ç’kanë? Pse duhet të jetë emri im aty…?

Po, sepse edhe ju keni një patronazhist…

Prit pak prit, se këtë termin që përdorni me sa kuptoj e keni fjalën për dikë që raporton për mua apo për të tjerë se çfarë bëjmë, kë votojmë, etj…

Pak a shumë…

Ah, po dakord pra, por thuaj “spiun”. Këta janë spiunë… Pra edhe unë e paskam një spiun?! Uh, e çuditshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit