JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkia Tiranë bën tender miliona lekë për të blerë ujë të pijshëm për zyrat e veta
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19/04/2021 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tender në kufijtë e gallatës është ky që do t’ju paraqesim në vijim. Bëhet fjalë për Bashkinë Tiranë e cila rezulton se ka hapur një tender për të blerë ujë të pijshëm për zyrat e saj. Ku qëndron gallata mund të pyesë dikush? E thjeshtë, po ua sqrojmë në vijim. Jemi në vitin 2021 dhe kryeqyteti i një vedi të Europës ende sot nuk i furnizon qytetarët e tij më ujë të pijshëm 24 orë.

Autoritetet vendore duket se ngrenë një sërë arsyesh teknike për pamundësinë e përmbushjes së kësaj nevoje jetike deri në këto momente. Sipas tyre parashikohet që Tirana të ketë ujë 24 orë vetëm në vitin 2024, pra pas 3 vitesh të tjera nga ky moment. Por megjithatë fakti që kanë kaluar 8 vite në pushtet dhe ende nuk e kanë zgjidhur këtë problem për Tiranën, dëshmon se ka patur një mungesë në administrimin e kësaj çështjeje me interes për gjithë Tiranën.

Mirëpo ndonëse nuk ka ujë 24 orë, një tjetër problem që shqetëson qytetarët e Tiranës ëhstë edhe cilësia e ujit të pijshëm që rrjedh nga çezmat e tyre. Thuajse të gjithë banorët e kryeqytetit e blejnë atë pa llogaritur këtu tarifat që i paguajnë UKT. Pra e paguajnë në fakt ujin që pijnë dy herë. Mirëpo në disa dalje në media vetë kryebashkiaku Veliaj është shprehur se uji që rrjedh nga çezma është plotësisht brenda standardeve dhe mund të konsumohet pa asnjë problem.

Mirëpo duket se vetë Veliaj është i pari që nuk e bën atë që thotë, pasi sipas hulumtimeve tona na rezulton se ai e blen ujin që konsumon për vetë dhe për vartësit e tij. Kështu, Bashkia Tiranë ka organizuar një tender me numër reference REF-91336-03-26-2021 dhe me objekt “Blerje ujë i pijshëm”. Fondi limit i tenderit është 2,249,925 lekë të reja pa TVSH ose rreth 27 milionë lekë të vjetra me TVSH. Shikohet se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, pra kemi të bëjmë më një mungesë konkurrence. Fituese është shpallur “LAJTHIZA INVEST” me vlerë të ofruar 2,164,100 lekë të reja pa TVSH. Kjo vlerë është sa 96.18% e fondit limit. Ka lezet apo jo?