U zunë për komentet ndaj të dashurës në TikTok, burri plagos me thikë të riun në lokal

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.04.2021, 15:35

Një i ri nga Tirana ka rënë pre e një sulmi me mjet prerës nga një burrë më i madh se ai në moshë. Sapo i riu zbriti nga banesa për të shkuar në një lokal aty pranë, është sulmuar nga burri së bashku me shokun e tij. Pas sherrit ata u dërguan në spital dhe mjekët u shtangën nga dëshmia e tyre. Menjëherë policia ka përpiluar urdhërarrestin për burrin, të cilin i riu tha se e njihte si fytyrë. Shkak i sherrit ishin disa mesazhe që i riu L.B i kishte shkruar në TiTok të dashurës së burrit të moshuar. Ai madje nuk është kursyer as nga prania e të birit, pasi ka parë pamjet indiferente të të riut që ka ngritur supet, duke deklaruar “unë s’kam fare TikTok”. Sipas dëshmisë të dhënë në polici nga dy të dëmtuarit L. B dhe shoku i tij E. K, ata shkuan për kafe në një lokal.

“Në kafe ishte dhe shtetasi G. B, me një burrë të vjetër në moshë dhe me një djalë të ri. Më thërritën dhe u afrova, i thashë atij që më thirri, s’po të njoh dhe kur ai m’u prezantua më tha – më ke komentuar në Tik Tok të dashurën time”. I riu i është përgjigjur menjëherë – nuk kam fare TikTok. “Në këto çaste, G. B. mori të dashurën në telefon, kështu m’u duk dhe foli me kamera me të. E pyeti a ke folur ndonjëherë me këtë person? Ajo i tha nuk e njoh dhe nuk kam folur asnjëherë me këtë person. Pas këtij sqarimi online, kallëzuesi shton se shtetasi në fjalë i kërkoi falje dhe se më pas, përfundoi kafen dhe u çua nga tavolina. “Isha në rrugën “Haxhi Hysendalliu së bashku me E. K., i cili ndërkohë ishte jashtë duke folur në telefon.

Criminal with knife weapon threatening woman and child in underpass crime

Aty pashë se si shtetasi G. B së bashku me pesë persona të tjerë ku njëri ndër ta ishte i biri S. B kishin thika në duar. Ai që erdhi drejt meje ishte G. B dhe më gjuajti me thikë”. Sipas tij ai është shmangur dhe është rrëzuar dhe mjeti i mprehtë e ka kapur vetëm në shpatull dhe i ka grisur bluzën. Policia bën me dije për gazetën Si se si menjëherë në vendngjarje ka ndërhyrë shoku i tij, E. të cilin po ashtu e kanë goditur me thikë. Bëhet me dije se oficerët kanë pyetur banakierin dhe kamerierët e lokalit për klientët në fjalë. F. Q tregon se i dëgjoi klientët të flisnin për tik tokun dhe se burri në moshë i kërkoi llogari të riut së pari se përse e kishte bërë follow të dashurës së tij dhe mandej se përse e kishte komentuar të dashurën në fjalë. Mbas kërkimeve, policia i ka gjetur dhe i ka arrestuar të dy babë e bir. I riu i befasuar për shkaqet e sherrit të të atit, ka pohuar vetëm kaq “do flas në një moment tjetër”.

Ndërsa burri, i cili e bëri sherrin për të dashurën mësohet të ketë thënë sipas burimeve të sigurta se kishte qenë i dehur. Më duket se e godita me shishen e birrës dhe jo me thikë. Djali nuk gjendej me mua kur u sqaruam dhe nuk gjendej as në sherr, ai u afrua pas sherrit kur dëgjoi të bërtiturat. Ndoshta më ka nxehur fakti që djali i ri për të cilin isha i sigurt që i kishte shkruar të dashurës sime, u ngrys dhe më pa me shpërfillje, pasi me këtë njeri u sqarova dhe nuk kam asnjë konflikt tjetër. Pavarësisht qëndrimit të tij, ndaj burrit do të ngrihet akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, kurse agjentët do të pyesin edhe të dashurën e tij, e cila ka qenë dëshmitare okulare në rrugë virtuale gjatë sqarimit. / Marrë nga Gazeta Si

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit