Është mbyllur spitali Covid-3 në Tiranë. Shkak është bërë ulja e numrit të pacientëve në këtë spital. Lajmi për mbylljen ka ardhur vetëm një javë para zgjedhjeve. Kujtojmë se pak ditë më parë u mbyll COVID4. Shihet se numri i pacientëve ka rënë ndjeshëm në dy javët e fundit, përderisa mbyllen dy spitale të rëndësishme. Megjithatë, nuk dihet si do vijojë situata pas zgjedhjeve.