Ohri dhe Struga me zbritje për turistët nga Serbia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2021, 11:38

Hotelet në Ohër dhe Strugë nga maji deri në tetor do të ofrojnë prenotime më të lira për turistët serbë deri në 20%, në varësi të periudhës së qëndrimit. Qëllimi është që në vend se të shkojnë në bregdetin grek, t’i kalojnë pushimet verore në liqenin e Ohrit ose ata që do t’i kalojnë pushimet në Greqi, gjatë kthimit të qëndrojnë të paktën disa ditë në vendin tonë.

Për një person në ditë, mund të kenë gjysmë- pansion prej vetëm 25 eurove, me mëngjes dhe darkë në hotel me 4 yje. Disa hotele të kategorisë më të lartë, mund të jenë më shtrenjtë për 2-3 euro…”, tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Idenë e zbritjes së çmimeve deri më tani e kanë pranuar rreth 90% të hoteleve.

Bëhet fjalë për pako të veçanta që do t’u jepen agjencive vendore dhe atyre nga Serbia. Presim të ketë qarkullim të mirë nga këta mysafirë”, pohoi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

Gastronomët thonë se me këtë nismë duan të mbështetin qëndrimin e Qeverisë për taksa falas për qytetarët serbë si shenjë mirënjohje për vaksinimin falas. Për të njëjtin qëllim, Agjencia Shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit ka propozime shtesë për Qeverinë në lidhje me Serbinë.

Agjencia shtetërore për mbështetjen dhe promovimin e turizmit:

bileta falas për të gjithë muzetë parkim falas në të gjitha qytetet zbritje në të gjitha objektet gastronomike zbritje në objektet e akomodimit transferim i shpejtë në pikat kufitare Shoqata e Hotelierëve mendon të ofrojë pako të ngjashme për mysafirë nga vendet e tjera fqinje, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria. Presin më shumë prej tyre këtë verë, së bashku me mysafirët vendas, sepse shumica e prenotimeve me mysafirët nga Evropa Perëndimore janë anuluar përsëri ose janë në pritje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit