Morën vaksinën AstraZeneca, nëntë persona në Francë pësojnë trombozë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18.04.2021, 02:16

Nëntë raste të tjera të trombozës atipike dhe dy çrregullime të mpiksjes së gjakut ndodhën në Francë mes datave 2 dhe 8 Prill, pas kryerjes së vaksinave AstraZeneca, raportuan autoritetet shëndetësore. Profili i të prekurve është i ndryshëm nga ai i verifikuar deri më tani, (5 burra dhe 4 gra) me një moshë mesatare jo më të re se në rastet e mëparshme (62 vjeç mesatarisht). Që nga fillimi i vaksinimit me vaksinën anglo-suedeze, 23 raste të trombozës së rrallë dhe anomalive të mpiksjes së gjakut janë regjistruar në Francë, me 8 vdekje, nga një total prej 2,725,000 injeksionesh të aplikuara deri më 8 prill. Tani vëmendjen e kanë marrë nëntë rastet me trombozë që kanë “një profil tjetër” nga ato të mëparshmet, bën me dije Agjencia Kombëtare e Shëndetësisë duke shtuar se këto raste të reja do të diskutohen me EMA-n.

E njëjta agjenci bën me dije se janë shfaqur edhe dy shenja të tjera që do t’i nënshtrohen një vëzhgimi të veçantë dhe lidhen me 5 raste të paralizës së fytyrës dhe një çrregullim neurologjik, megjithatë pacientët janë drejt shërimit. Çrregullimi u diagnostikua si "poliradikuloneuriti akut", një efekt anësor i cili ndodhi 5 herë që nga fillimi i përdorimit të vaksinës AstraZeneca në Francë.

Burimi: ruetir.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit