Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në parlament se situata e shkaktuar nga Covid është tejet serioze dhe se vala e tretë e pandemisë po "mbretëron" në shtetin gjerman. "Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend. Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne" – theksoi Merkel. Ajo kërkoi mbështetjen e parlamentit për shtesën që do bëhet në ligjin e mbrojtjes shëndetësore. Incidenca e infeksioneve gjatë 7 ditëve të fundit në Gjermani është 160.1 për 100 mijë banorë. Dje ka pasur 29,426 raste të infeksionit me 293 vdekje.
Sipas të dhënave nga 15 prilli, 662,711 njerëz u vaksinuan me dozën e parë dhe 75,790 me të dytën brenda 24 orësh. Një total prej 14.77 milion vaksinash u administruan në vend, e barabartë me 17.8% të popullsisë.
Burimi: italy24news.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania