Galatasaray ka mposhtur sot Izmirin dhe po vazhdon garën e fortë për titull. Aktualisht në vend të parë është Besiktas me 71 pikë, i shkëputur nga Fenerbahce me 5 pikë dhe Galata me 6 pikë. Por pavarësisht humbjes, gjatë ndeshjes skuadra e Goztepe, që ishte pritëse, ka shënuar pa asnjë diskutim golin e vitit. Mjaftuan 9 minuta që Diabate të shënonte një gol spektakolar dhe fantastik për nga mënyra e realizimit. Një gjysmëroveshatë dhe hedhje gërshërë e ka dërguar topin fort dhe shpejt në rrjetë, duke e shokuar portierin dhe jo vetëm.