Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudisti nga Kosova ka mposhtur në finale xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.
Kështu, Akil Gjakova shpallet kampion i Evropës në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Kujtojmë se përveç Akilit, në këtë Evropian medaljen e artë e ka fituar edhe Distria Krasniqi, kurse Nora Gjakova të bronztën.