Sot nga Durrësi, Rama nuk tha asnjë fjalë për skandalin e shpërndarjes masive të të dhënave të popullit shqiptar nga ana e databazës që PS zotëronte. Duke treguar cinizëm në kulm, ai falenderoi patronazhistët, duke thënë se janë vullnetarë dhe nuk paguhen nga Rilindja, ndërsa shtoi se kjo parti është një rrjet i organizuar. “Punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. PS është një rrjet i organizuar mendjesh dhe zemrash që janë në të gjithë Shqipërinë. Për këtë unë ju jam, të gjithë mirënjohës, të gjithë patronazhistëve, aktivistëve të PS”,-tha Rama.