Një 27-vjeçar u vra sot në tregun e Mitrovicës pas një ngjarjeje të rëndë, ku edhe dy të tjerë mbeten të plagosur.
I vrari është 27 vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë, shkruan Jepi Zë. Valmiri ishte djali vetëm i familjes apo siç thuhet në Kosovë djal hasreti. Vrasesi me iniciale Sh.A vjen nga fshati Vinarc, i cili është arrestuar menjëherë. Ndryshe, ende nuk dihet arsyet që çuan deri te vrasja, mirëpo thuhet se shkak të jetë bërë një pemë.