Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë: Do merrja 300 mijë Euro për ‘eliminimin’ e Domart Konjarit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.04.2021, 16:48

Enver Jamaku është i penduari i drejtësisë që ka bërë të mundur zbulimin e 19 bazave të armatimit nga ku më pas u arrestuan 8 persona të tjerë. Jamaku ka rrëfyer detaje të tjera për hetuesit dhe u shpreh se do të merrte 300 mijë euro për të ‘eliminuar’ Domart Konajrin. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe franceze. Për ‘eliminimin’ e Konjarit, ai tha se do të paguhej nga Blendi Deda dhe Paris Prenga. Jamaku shton se në tetor të vitit 2019, këta të dy së bashku me Flor Abazin, e kanë pajisur me një automjet dhe dy mina me telekomandë për të ndjekur Konjarin. Paraprakisht porositësit e kanë informuar në lidhje me të duke i treguar foto, llojin e makinës që përdorte dhe lokalet që frekuentonte.

Jamaku ka deklaruar para drejtësisë se ka marrë vetëm 3 mijë euro, pasi nuk ia doli të ‘eliminonte’ Konajrin dhe kunatin e tij Artion Bylyku. Këtij të fundit ai i vendosi dy mina në makinë, por vetëm njëra shpërtheu. Nga ana tjetër burimet bënë me dije se Jamaku ka treguar edhe vendin ku rrinte Konjari, madje janë bërë përpjekje për kapjen e tij, por pa sukses. Domart Konjari është i dyshuari kryesor për 'eliminimin' e Devi Kasmit pak vite më parë. Konjari ishte një nga rivalët dhe kundërshtarët kryesorë të Devi Kasmit në fushën e trafikimit të ‘mallit’ në Spanjë dhe në Francë.

Domart Konjari.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit