Në Indi është zbuluar një variant i ri i Covid dhe sipas ekspertëve mjekësorë ky lloj mund të jetë elastik ndaj vaksinës Covishield të prodhuar në vend. I klasifikuar si “B.1.617” lloji i ri i dyfishtë mutant dyshohet se nxit një rritje të rasteve të reja të sëmundjes në Indi. Sipas mediave ndërkombëtare thuhet se ky variant është zbuluar edhe në tre vende të tjera të botës. Dr. Shiv Kumar Sarin, një këshilltar qeveritar dhe drejtues i Institutit të Shkencave në Neë Delhi, tha se varianti mund të përshkruhet si një hibrid i llojeve të Afrikës së Jugut, Britanisë dhe Brazilit të virusit. Përmbajtja e mutacionit mund të përbëjë vështirësi për shkak të faktit se vaksinat janë treguar të ndryshme në efikasitet ndaj varianteve të ndryshme Covid-19.
Covaxin i Indisë, si dhe Covishield, një version i prodhuar në vend i vaksinës AstraZeneca, sigurojnë mbrojtje ndaj variantit të Britanisë.
Burimi: The Economic Times| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania