Vajza braktisi burrin për një tjetër, prindërit e djalit “8 me 2” krushkut: Duam 3 milionë lekë!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.04.2021, 15:18

Martesa e fëmijëve është gëzimi më i madh i prindërve pas arsimimit, por kjo lumturi nuk ka zgjatur shumë për babai e një vajze e cila sapo ishte martuar. E ndonëse vajza u martua me një djalë, nuk kanë kaluar shumë dhe pas dy muajsh, vajza ka zgjedhur të braktisë bashkëshortin e saj me të cilin kishte kurorëzuar dashurinë. Mësohet se vajza ka vendosur të largohet nga burri i saj për të shkuar tek një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit. Ky akt ka bërë që babai i vajzës të ndihet i fyer dhe i turpëruar, ndërsa ka marrë guximin të trokasë në derën e ish-krushqve për të kërkuar falje dhe për të sqaruar ngjarjen.

Mirëpo pasi kishte shkuar në shtëpinë e ish-krushqve, babai i vajzës që la burrin për një tjetër është përballur me një kërkesë të çuditshme. Mësohet se prindërit e ish=burrit të vajzës, i kanë kërkuar atij tre milionë lekë. Sipas prindërve të djalit që u braktis nga nusja, kjo vlerë monetare është si një gjobë për të paguar qëndrimin e vajzës shtëpi, për aq kohë sa jetoi. Në këtë vlerë lekësh përfshihet fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë. Vajza ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup.

Mësohet se largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, pasi përmes rrjeteve sociale, ajo kishte njohur një 47-vjeçar për të cilin braktisi burrin për të qenë vetëm me të. Sipas Gazetës Si, ky denoncim, u mbajt shënim në komisariatin numër pesë dhe ka si kallëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z. 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.

65-vjeçari:

Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa dhunë dhe pa ndërmjetësinë e kurrkujt. Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëmijët nuk na pyesin më dhe se na turpërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëmijët, aq më të mëdha problemet. Por krushku ma preu fjalën. Më tha; ‘na detyrohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë..

A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndodhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kërkim të një tjetri.

65-vjeçari:

Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri.

Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxjerrë aq sa ai kishte në xhep.

Babai i vajzës:

Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke borxh 3 milionë lekë.

Krushku:

Pas kësaj, policia ka shoqëruar me urgjencë krushkun kanosës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërhyrjen e dy familjeve dhe derisa ajo u arratis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.

Vajza shkruan në letrën që u administrua si provë.

“Ju kërkoj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në jetën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në jetë. Mirupafshim nga unë”.

Ish-vjehrri, thotë se kur shkoi ish-krushku, i nxehur i ka treguar shpenzimet që kishte bërë për dasmën dhe gjithçka tjetër.

“Si më pretë në besë?”, – e pyeta. Madje kur A.Z., i hodhi lekët në tryezë, i thashë “hiqi ato lekë, s’dua asnjë lekë prej teje”.

Edhe ish-burri, ka shtuar se nusen e ka trajtuar shumë mirë dhe sipas tij, ish-nusja e re, ishte kthyer tek ish-burri që kishte pasur.

“Ajo ka qenë e lidhur me një burrë tjetër dhe për këtë gjë nuk na treguan asgjë. Ne u sollëm mirë me të dhe kurrë asnjë problem nuk pati, derisa iku pa na treguar”.

Të gjithë anëtarët e të dyja familjeve, janë pyetur për takimin mes krushqve dhe në përfundim, babai i vajzës është paraqitur sërish në komisariatin numër 5, duke kërkuar që të tërheqë kallëzimin, pasi ishte me nerva dhe ndaj kishte denoncuar krushqit e braktisur nga e bija.

“Ata janë njerëz të mrekullueshëm. Por fëmija të turpëron dhe tani që e kam menduar dhe jam qetësuar, them që unë do kisha vepruar më keq, në rast se do më kishte ikur nusja nga shtëpia”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit