Studimi: Toka po bëhet 5,200 ton më e rëndë çdo vit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2021, 14:40

Toka po bëhet 5.200 ton më e rëndë çdo vit, dhe e gjitha është në sajë të një grumbullimi pluhuri, tregon një studim i ri. Një ekip studiuesish në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. kanë studiuar sa pluhur jashtëtokësor mbledh Toka ndërsa kryen orbitën e saj vjetore rreth diellit. Grimcat e pluhurit jashtëtokësor, të njohura gjithashtu si mikrometeoritë, zakonisht maten midis disa molekulave dhe 0,1 mm, dhe nuk është e pazakontë që ato të bien në sipërfaqen e Tokës. Gjatë dy dekadave të fundit, shkencëtarët kanë mbledhur grimca jashtëtokësore nga tre gropa dëbore të hapura në Antarktidë.

Raporti, i titulluar 'Fluksi i mikrometeoritit në Dome C (Antarktida), duke monitoruar mbledhjen e pluhurit jashtëtokësor në Tokë', i cili u botua në Letrat e Tokës dhe Shkencave Planetare zbuloi se këto grimca përbëjnë 5,200 tonë metrikë ekstra pesha në Tokë çdo vit. Shkencëtarët thanë se vendndodhja specifike që mikrometeoritet u mblodhën ofron kushte unike të ruajtjes sepse nuk ka ujë të pranishëm për të shkatërruar grimcat. 'Për të parandaluar ndotjen e mundshme antropike për shkak të aktiviteteve në stacion, mostrat e borës u nxorën me thellësi më të mëdha se 2 metra,’ thanë shkencëtarët. Dëbora u nxorr duke përdorur sharra dhe lopata. Shkencëtarët thanë se ata gërmuan deri tani për të arritur në mostrat e borës që ishin depozituar më herët se viti 1995, vit që shënon fillimin e pranisë njerëzore në zonë.

Burimi:unilad Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit