Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona, ndërsa mediat loklae raportojnë se viktimat janë shtetas shqiptarë. Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona.Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar.