Të shtënat me armë zjarri në Sulaj/ Tre fierakë tentuan të vrisnin një 33-vjeçar nga Tropoja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2021, 09:23

Policia e Fierit ka zbardhur ditën e sotme plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Sulaj. Në lidhje me plagosjen e shtetasit Pashk Palnikaj, me origjinë nga Tropoja, policia ka arrestuar shtetasit Kiri Mernica, Mirand Mernica, Liri Biçaku dhe është shpallur në kërkim Robert Mernica. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Pashk Palnikaj, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Sulaj. Vihen në pranga 3 nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër.

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes së mbetur në tentativë e kyer në bashkëpunim e shtetasit P. P., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

K. M., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”). M. M., 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj. L. B., 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. M., 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë. Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit