Policia në Britani po apelon për gjetjen e 16-vjeçari shqiptar të zhdukur në muajin janar të këtij viti. Drilon Murtati, i cili është nga Shqipëria, u pa për herë të fundit më 24 janar të këtij viti në Brent dhe nuk është parë që nga ajo kohë. Ai gjithashtu u raportua i zhdukur në gusht të vitit të kaluar në Bournemouth por u gjet në fillim të shtatorit. Policia publikoi thirrjet e saj në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Police need your help to find 16yr old Drilon MURTATI Albanian #missing from his home address in #Brent since 24/1/21 Drilon has links to #HighWycombe and #Guilford If seen please call 101 Met Ref 21MIS002245 pic.twitter.com/DqHWCGQShz
— Brent MPS | North West BCU (@MPSBrent) April 14, 2021
Por dy ditë më vonë, mediat britanike kanë njoftuar se policia bëri një tjetër njoftim për zhdukjen e tij.
Të Shtunën, 15 Gusht 2020, rreth orës 11:00, 15-vjeçari asokohe u pa për herë të fundit në Bournemouth Town Center por të martën, 1 shtator të atij viti, Policia e Dorset konfirmoi se ai ishte gjetur. Nëse keni informacion, ju lutemi njoftoni policinë e Luginës së Thames ose Policinë e Brent.