Policia italiane në San Bendetto ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të moshës 40 dhe 44 vjeç, të dënuar dhe banues në Monteprandone. Mediat italiane kanë njoftuar se dy vëllezërit u arrestuan pasi u arrestuan u akuzuan se kishin rrahur dhe kërcënuar me thikë një punonjës të një firme tregtare në Porto d’Ascoli. Viktima e sulmit kishte raportuar më parë një nga shqiptarët, pronar i një pikë tregtie makinash, për mashtrim. Të dy vëllezërit përfunduan në arrest shtëpiak.