Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi dje se Moska ka vendosur të "hakmerret" ndaj SHBA, duke dëbuar 10 diplomatë amerikanë nga Rusia. Lavrov bëri me dije gjithashtu se Moska do të shtojë tetë zyrtarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve dhe do të lëvizë për të kufizuar dhe ndaluar aktivitetet e organizatave joqeveritare të SHBA nga ndërhyrja në politikën e Rusisë. Këto zhvillime vijnë pas sanksioneve të ashpra të vendosura nga administrata e Joe Biden ndaj Rusisë, ku dëboi 10 diplomatë dhe ka ngritur akuza për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Megjithatë Kremlini po peshon me kujdes përgjigjen e tij në një përballje të tensionuar me Shtetet e Bashkuara dhe mesa duket Moska ka të ngjarë të përmbahet nga ndërmarrja e aksioneve ekstreme për të shmangur provokimet.
Burimi: npr.org |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania