Freza e zetorit i preu dy këmbët/ Familjarët e 27-vjeçarit: Na ndihmoni ta kurojmë jashtë Shqipërisë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.04.2021, 00:19

Një ngjarje e rëndë u regjistrua para pak ditësh në Korçë, ku një 27-vjeçar u aksidentua në këmbë nga freza e zetorit teksa po punonte në arë. Fillimisht ai u transportua në Spitalin Rajonal të Korçës ku mori ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u dërgua me helikopter drejt Tiranës. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Algredo Mukades, i cili është baba i një vajze 3-vjeçare. Tashmë jeta e tij ka ndryshuar plotësisht dhe s'do jetë më si më parë. Për kurimin e tij nevojiten ndërhyrje të specializuara jashtë shtetit dhe për këtë arsye të afërmit e tij bëjnë thirrje që kushdo që ka mundësi të kontribuojë financiarisht për të mbuluar shpenzimet. Më poshtë gjeni numrin e telefonit dhe numrin e llogarisë bankare ku mund të kontribuoni.

Mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

E lexuam pothuajse te gjithe lajmin qe u dha para 10 ditesh per djalin nga Korca qe u aksidentua me frezen e zetorit.Ai eshte Algredo Mukades 27 vjec ,babai i Ajles 3 vjece. Jeta e tij sdo jete me e njejte nga ajo dite sepse ai eshte demtuar shume keq ,por ne falenderojme zotin qe e kemi gjalle mes nesh.Fale doktorave te Spitalit te Traumes ai eshte ende gjalle por ka dhe shume shume pune per te kryer.Pamundesite e kushteve ne spitalet ketu ne Shqiperi na detyrojne qe ne te kerkojme ndihme pa bezdisur njeri ,me sa mundesi te kene ,qe Algredo te dale jashte shtetit per nderhyrjet e tjera qe i duhen urgjent.Familjaret dhe te afermit kane kontribuar me aq mundesi sa kane por ato nuk mjaftojne qe ai te dale te kurohet jashte. Tel: 0692349356 Kush te mundet te kontribuoje sa do pak ne nr e llogarise si me poshte. Nr.llogarise EURO 431009793CLIDCFEURE0 IBAN– AL9020511313009793CLIDCFEURE Nr.llogarise ALL 431009793CLIDCLALLEC IBAN– AL2620511313009793CLIDCLALLE

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit