Mbrëmjen e sotme në emisionin "Pa Maska" po diskutohet në lidhje me situatën Covid në vend, ku i ftuar është ish-mjeku i Urgjencës Ilir Allkja, i cili pak muaj më parë u pushua nga puna për shkak se doli kundër qeverisë dhe u ankua për kushtet në spital dhe se foli në media pa marrë leje nga institucionet. Teksa komentoi sjelljen e kryeministrit, Allkja u shpreh se Rama është diktator, psi duhet medoemos të mos bësh asgjë e cila bie ndesh me pikëpamjet e qeverisë. Ndër të tjera ai u shpreh se mjekt kanë frikë të flasin për shkak se iu heqin bukën e fëmijëve. Mjeku ngriti gjithashtu edhe shqetësimin se në Shqipëri nuk ka një sindikatë efektive infermierësh dhe mjekësh.
Allkja u shpreh:
Të gjitha gjallesat në këtë planet janë solidarë më njëri-tjetrin. Me njerëzit është e kundërta. Atë ditë që më hoqën nga puna kam marrë me qindra mesazhe në inbox që thoshin: Mirë t'u bë! Do e kruash më?! Kjo ishte tejet sadiste, të gëzohesh me fatkeqësinë e tjetrit në kushtet e një jete tejet modeste dhe të të pushojnë nga puna.
Ndiqni videon në minutën 1:14: 57 – 1:15: 54