I riu që u gjet i mbytur ditën e sotme buzë Shkumbinit, në fshatin Jagodinë të Elbasanit është idenifikuar. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Eridjon Topi i cili ka lindur në Elbasan, por banonte në Tiranë. Dyshohet se i riu mund të ketë të paktën dy ditë që është mbytur, duke marrë parasysh edhe gjendjen e trupit të tij. Kanë qenë banorët e fshatit ata që e kanë gjetur trupin e nxjerrë nga rrjedha, ndërsa nuk dihen ende rrethanat në të cilat Eridjon Topi mund të jetë mbytur.