Një grua në Australi, konkretisht në Queensland është tronditur nga një insekt i pazakontë që kishte hyrë në shtëpinë e saj. Gruaja e identifikuar si Bree Kelly, ka rrëfyer momentin tmerrues për të, ndërsa insektit të çuditshëm i bëri disa foto dhe më pas i postoi për të kuptuar se çfarë insekti ishte në të vërtetë ajo krijesë që kishte hyrë në banesën e sak.
Siç shihet edhe në fotot e shkrepura nga gruaja, krijesa e fotografuar ka një pamje të pazakontë dhe shumë të çuditshme. Pas postimit të fotove të krijesës erdhën edhe komentet nga ndjekësit të cilët u shprehën se krijesa në fjalë është një kriket nishan. Ndërkohë edhe sipas një artikulli krijesa është një kriket nishan, me sy të errët, gjymtyrë të përparme si lopata të pajisura me kthetra të zeza të fuqishme dhe me krahë të vegjël e trup të gjatë në formë puro.
Burimi: dailymail.co.uk/Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania