E gjithë bota në kolaps, Kina rrit frikshëm ekonominë me 18.3%

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.04.2021, 15:15

Kina e ka kaluar krizën ekonomike të shkaktuar si pasojë e Covid dhe e ka nisur vitin me rritje rekord. Ekonomia e Kinës u rrit me 18.3 %gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kjo është rritja më e madhe në 30 vjet që kur Kina filloi matjen e parametrave ekonomikë çdo tremujor. Kujtojmë se një vit më parë ekonomia kineze u godit rëndë si pasojë e pandemisë Covid pasi çdo aktivitet u pezullua. Menjëherë sapo masat kufizuese u hoqën, ekonomia kineze filloi ë rritej me ritme të shpejta. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që rritja vjetore e ekonomisë së Kinës do të jetë këtë vit 8.4 %. Vetë qeveria kineze është treguar më e përmbajtur për të caktuar objektivat e rritjes dhe më herët këtë vit tha se pritshmëritë janë për “mbi 6 %”.

Në lidhje me këtë rritje të shpejtë, rol kryesor ka luajtur tregtia e jashtme. Fabrikat kineze janë fokusuar kryesisht në prodhimin e pajisjeve shëndetësore, si teste për Covid apo veshjet mbrojtëse për mjekët.

Burimi: CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit