Para 6 ditësh ishte vaksinuar me AstraZeneca, humb jetën një 48-vjeçare në Australi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2021, 14:20

Rregullatori i barnave në Australi ka njoftuar vdekjen e një gruaje diabetike 48-vjeçare e cila zhvilloi mpiksjen e gjakut pasi mori vaksinën AstraZeneca. Grupit i Hetimit të Sigurisë së Vaksinave të Australisë tha se ekspertët kishin arritur në përfundimin se vdekja e gruas këtë javë ka të ngjarë të ishte e lidhur me vaksinën. Në mungesë të një shkaku alternativ për sindromën klinike, grupi i hetimit beson te një lidhje shkaktare mes vaksinimit dhe vdekjes së saj. Rasti është shkalla e tretë e sëmundjes së rrallë të mpiksjes së gjakut e lidhur me vaksinën në Australi, por vdekja e parë. Antitrupat anti-PF4 që aktivizojnë trombocitet janë gjetur pothuajse në të gjitha rastet e tjera të raportuara ndërkombëtarisht të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës AstraZeneca.

Autoritetet thanë se gruaja kishte marrë vaksinën AstraZeneca në 8 Prill, para njoftimit të qeverisë se vaksina Pfizer ishte e këshilluar vetëm për pacientët nën 50 vjeç. Ajo u shtrua në spital katër ditë më vonë dhe dhe vdiq të mërkurën. Numri i përgjithshëm i raporteve të marra për mpiksjen e gjakut pas vaksinimit deri më tani nuk ka qenë më i lartë se niveli i pritur i sfondit për llojin më të zakonshëm të mpiksjes së gjakut në Australi. Në fillim të kësaj jave autoritetet thanë se një rast i dytë i një sindromi të rrallë të mpiksjes së gjakut në Australi ishte "i mundshëm" që të lidhej me vaksinën AstraZeneca. Rasti erdhi pasi një burrë 44-vjeçar nga Melbourne gjithashtu zhvilloi sindromën në fillim të prillit.

Burimi:theguardian Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit