Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e lojtarit të Romës Chris Smalling. Sipas asaj që është mësuar, tre burra të armatosur me armë hynë në shtëpinë në zonën Appia dhe e detyruan atë të hapte kasafortën, duke vjedhur tre orë Rolex dhe bizhuteri të ndryshme. Policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e kësaj çështje, ndërsa thuhet se përveç futbollistit, me të ishte dhe gruaja e tij ishte në shtëpi, por pa dëmtime të dy. Nga një ndërtim i parë i hetuesve duket se grabitësit ishin tre të armatosur me armë ndërsa imazhet e kamerave të mbikëqyrjes po shqyrtohen nga autoritetet përkatëse.
Grabitja ndodhi në mbrëmje ku Roma u kualifikua ndaj Ajaksit për në gjysmëfinalen e Europa Ligë, Smolling nuk mori pjesë në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit në gjurit e majtë për të cilin ai kishte qenë në Spanjë kohët e fundit ditë për një konsultë.
Burimi:lastampa Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA