Denoncimi me fakte i gazetarit: Database i PS-së është marrë nga E-Albania!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.04.2021, 11:51

Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar për database-in e famshëm të PS, ku 910 mijë qytetarë, figuronin me emra, id, numra telefoni dhe bindje politike në ngarkim të një patronazhisti. Vezaj shprehet i sigurt se të dhënat janë marrë nga e-Albania dhe këtë e lidh me rastin e tij personal. Sipas Vezajt, askush nuk e kishte numrin e tij të telefonit, përveç regjistrimit tek e-Albania, dhe shihet se ky numër rezulton pa asnjë gabim në listën e Rilindjes.

Postimi i Falumr Vezaj:

Databezi i PS-se eshte marr nga E-Albania!

##

Zyrtaret e Agjencise Kombetare te Shoqerise se Informacionit duhet te mbajne pergjegjesi per skandalin e shperndarjes se te dhenave personale, te mbledhura nga portali E-Albania qe menaxhohet nga drejtoresha militante Ledi Karçanaj!

Kjo agjenci dhe zyrtaret e saj kane abuzuar duke shkel disa ligje me venien ne dispozicion te PS-se, te te dhenave personale te shume shtetasve jo vetem ne Shqiperi por edhe atyre jashte saj!

Ne mesin e ketyre shtetasve jam edhe une! Nga kontrolli i detabezit te siguruar nga Laps.al qe eshte marr ne zyrat e PS-se, rezultojne edhe te dhenat e mia personale si nr.ID e deri te nr.telefonit personal! Prej gati 4 vitesh ju e dini, qe une nuk jetoje ne Shqiperi dhe “patronazhistja ime” rezulton shtetasja Jonada Zotellari, e cila nuk ka shenuar asnje te dhene per bindjen time, votimin ne 2013 apo edhe preferencen partiake! Ketu eshte treguar e drejte se nuk ka ku ti gjeje se kurr nuk me ka kontaktuar ajo apo militantet e partise se saj!!

Por ajo qe me shqeteson eshte perdorimi i te dhenave te mia personale! Ku vec gjeneraliteteve, aty jane pasqyruar nr.ID personal dhe nr. i telefonit qe kam ne perdorim ne USA! Kete nr. nuk ka bir patronazhisti qe te ma gjeje kete nr. duke pyetur te lagjia! Sepse ne Shqiperi jane me gishta personat qe e kane numrin tim! Keshtu qe jam 100% i sigurte se keto te dhena jane marr nga databezi i E-Albania, pasi ne Shtator-Nentor te 2019 kam aplikuar dhe jam pajisur me pasaporte ne konsullaten tone ne NJu Jork nepermjet ketij portali ku mes tjerash kam dhene edhe nr.e telefonit!! Pra kjo provon se ky databez eshte marr nga portali E-Albania!!

SPAK-ista, AKSHI-ja dhe zyrtaret e saj militant, jane pergjegjes direkt per shperndarjen e te dhenave te mia personale dhe shume shtetasve te tjere shqiptare mes tyre edhe shume emigranteve si puna ime! Per kete fakt, i bej thirrje SPAK-isteve te tregohen trima, te justifikojne rrogen, e te zbardhin kete skandal e pergjegjesit te pergjigjen para ligjit, duke shprehe gadishmerine per te bere edhe kallezimi penal e padi civile ndaj pergjegjesve te ketij abuzimi! Kjo tregon se nuk duhet besuar te dhenat personale shtetit tone te papergjegjshem!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit