E rëndë! Publikohen pamjet e vrasjes së 13-vjeçarit nga policia amerikane

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2021, 11:40

Policia e Çikagos ka publikuar pamjet filmike të një oficeri që qëllon për vdekje një djalë 13-vjeçar në një rrugicë të errët. Videoja e kamerave të trupit tregon policin duke bërtitur "lëshoje" përpara se të qëllonte Adam Toledo një herë në gjoks në 29 Mars. Djali nuk duket se mban armë kur u qëllua, por video e policisë tregon një pistoletë afër vendit ku ai bie. Protesta të vogla u mbajtën të Enjten në mbrëmje rreth Çikagos, disa orë pasi kryebashkiaku i qytetit bëri thirrje për qetësi. Publikimi i videos vijon me të shtënat fatale të policisë në 11 Prill të Daunte Wright nga një oficer në një periferi të Minneapolis. Kjo ngjarje ka shkaktuar protesta të dhunshme ndërsa qyteti pret rezultatin e gjyqit të Derek Chauvin, oficerit të akuzuar në vdekjen e George Floyd.

Në pamjet filmike duket oficeri që del nga makina e tij dhe vihet në ndjekje të djalit nëpër një rrugicë të errët ndërsa një i dyshuar tjetër zhduket nga sytë. Polici i kërkon të ndalojë dhe të tregojë duart pasi dyshonin se kishte armë me vete. Djali kthehet dhe ngre duart, ndërsa oficeri e qëllon me armë 19 sekonda pasi kishte dalë nga makina e skuadrës së tij.

Burimi:bbc Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit