S’ka qetësi në SHBA! 9 njerëz humbin jetën gjatë një sulmi me armë në FedEX

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.04.2021, 10:14

Një person i armatosur qëlloi tetë persona dhe plagosi disa të tjerë në një strukturë të FedEx në Indianapolis para se të merrte jetën e tij, tha policia. Një oficer policie në Indianapolis tha se autoritetet nuk mendonin se ekzistonte një kërcënim aktiv për komunitetin më. Incidenti ndodhi në një strukturë të FedEx në Mirabel Road, Indianapolis, natën e së enjtes. Objekti ndodhet afër aeroportit Ndërkombëtar Indianapolis. Policia njoftoi se katër njerëz u transportuan në spitale, një në gjendje kritike duke vuajtur me plagë nga armë dhe tre të tjerë me dëmtime të ndryshme të tjera. Një zëdhënës i FedEx tha se kompania po punonte për të mbledhur më shumë informacion dhe po bashkëpunonte me autoritetet hetuese.

Sakaq policia dhe grupet hetimore janë duke mbledhur të dhëna e detaje të zbuluar me tepër mbi detajet e kësaj masakre. Ndërsa vlen të theksohet se sulme të tilla janë shtuar në masë kohët e fundit në shtete të ndryshme në SHBA.

Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit